Sigurimet

Aksident, sëmundje, humbje e vendit të punës jo për fajin tuaj ose humbje e aftësisë për punë – në jetë mund të ndodhë çdo gjë. Prandaj, ne ju këshillojmë që të bëni një sigurim të pagesave mujore të kësteve të kredisë. Në këtë mënyrë, ju do të keni sigurinë që një fatkeqësi të mos kthehet edhe në një barrë financiare të paparashikuar.

Më shumë informacion

Për të qenë të siguruar edhe në raste vështirësish të mundshme, GE Money Bank ju ofron zgjidhje sigurimi të përshtatura sipas nevojave tuaja.

Sigurimi i kësteve të pagesës Plus

Garanci financiare - për çdo rrethanë.

Me zgjidhjen Sigurimi i kësteve të pagesës Plus** ju siguroni këstet tuaja mujore dhe do të keni edhe një rezervë parash, kur humbni aftësinë për të punuar ose kur humbni vendin e punës jo për fajin tuaj.

Sigurimi i kësteve të pagesës

Mbroni të ardhmen. Krijoni sigurinë.

Sigurimi i kësteve të pagesës* garanton pagimin e kësteve tuaja mujore edhe në kohë të vështira. Një ndjesi e këndshme.

CardProtect

Mbrojtje e të dhënave të kartës – blerje e sigurt në internet.

CardProtect është një shërbim mbrojtës në 24 orë të ditës për të dhënat dhe kartat tuaja të regjistruara, dhe në të njëjtën kohë ofron më shumë siguri për blerjet në internet.