Kredi në cash
Ju doni që t'i realizoni planet tuaja.
Ju keni ide dhe dëshira që janë të rëndësishme për ju. Me një kredi në cash nga GE Money Bank ju mund t'i realizoni idetë dhe të përmbushni nevojat tuaja.
Ne ju ofrojmë mundësi financimi të përshtatura sipas nevojave tuaja
Kredia në cash nga GE Money Bank ju mbështet shpejt, thjeshtë dhe lehtë pikërisht atëherë kur ju nevojitet një hapësirë e madhe financiare. Ju mund ta zgjidhni vetë dhe në mënyrë fleksibël shumën e kredisë duke filluar nga 500 CHF deri në 80'000 CHF. Falë kësteve të përcaktuara, do të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për kostot tuaja mujore.

Gjithashtu, te ne ju mund ta ndërroni shpejt dhe thjesht një kredi ekzistuese të marrë në një shoqëri tjetër financuese. Ju lutemi të drejtoheni në një nga Filialet që ndodhet pranë jush.
Aplikoni tani në linjë për kredinë tuaj.
Aplikoni tani direkt në linjë për kredinë tuaj në cash. Thjesht plotësoni formularin e aplikimit për kredi. Në rast vendimi pozitiv ne ju dërgojmë shumë shpejt ofertat tona.
Llogaritni kufijtë dhe këstet e kredisë.
Llogaritni tani kufijtë tuaj të mundshëm për kredi nëpërmjet opsionit tonë Parashikimi në linjë i financimit. Nëse dëshironi që të dini edhe shumën e kësteve mujore, atëherë do t'ju vijë në ndihmë Llogaritësi i kredisë në cash.
Tregohuni largpamës.
A dëshironi të mos shqetësoni për detyrimet tuaja financiare edhe në kohë të vështira? Së bashku me kontratën e kredisë në cash, bëni edhe një Sigurim të kësteve të pagesës*. Ky hyn në veprim kur mbeteni të papunë si pasojë e një sëmundjeje ose aksidenti nga i cili humbni aftësinë për të punuar, ose kur humbni vendin e punës jo për fajin tuaj.
*Shërbim që ofrohet nga LIGHTHOUSE GENERAL INSURANCE Company Limited, Schochenmühlestrasse 2, P.O. Box 159, 6341 Baar/ZG.
Shembull i llogaritjes së kredisë në cash.
Në rast të një financimi prej 10’000 CHF dhe një interesi vjetor midis 9,95% dhe 14,50%, kostot totale për 12 muaj variojnë midis 523,40 CHF dhe 752,60 CHF.
Ndalohet dhënia e një kredie në rast se pagesa e saj i tejkalon mundësitë e konsumatorit ose konsumatores (përcaktimi ligjor sipas nenit 3 të ligjit për konkurrencën (UWG)).
Më shumë informacion do të gjeni te Kushtet e kredisë në cash.