Financim Plus
Financimi i ri për makina - tani edhe te shitësi juaj.
Financim Plus është zgjidhja ideale për financimin e automjeteve të përdorura.
A po kërkoni financim për një makinë të përdorur?
Ju mund të blini një makinë me okazion dhe t'ju nevojitet një financim i përshtatshëm. Pyetni shitësin tuaj për opsionin Financim Plus nga GE Money Bank.
Ne nuk financojmë vetëm për makina të reja.
Financim Plus është ideali për financimin e automjeteve të përdorura. Ky produkt ndërthur avantazhet e një Leasing-u, si p.sh. këste mujore atraktive, siguri dhe një kohëzgjatje fleksibël deri në 60 muaj për çdo financim.
Një tjetër avantazh për ju vjen edhe nga kompensimi i plotë (amortizimi i plotë) i automjetit. Në këtë mënyrë do t'ju kursehen surprizat e pakëndshme në rast zgjidhjeje të parakohshme të kontratës.
Financimi Plus nga GE Money Bank mund të merret ekskluzivisht vetëm nëpërmjet dyqaneve të makinave.
Avantazhet tuaja në një vështrim të shpejtë:
- Kohëzgjatje fleksibël nga 12 deri në 60 muaj
- Asnjë kufizim kilometrash
- Asnjë detyrim për sigurim kasko të plotë
- Optimizim i taksave (dëftesë interesi falas)
- I përshtatshëm për makina, motorë dhe mjete rulotë
- I mundshëm për individë dhe për biznese
Ndalohet dhënia e një kredie në rast se pagesa e saj i tejkalon mundësitë e konsumatorit ose konsumatores (përcaktimi ligjor sipas nenit 3 të ligjit për konkurrencën (UWG)).