Këshillë ligjore

Informacione të rëndësishme ligjore

Ju lutemi t'i lexoni me kujdes këto kushte. Me hyrjen tuaj në këtë sajt uebi, nënfaqet e tij dhe sajtet e tjera të uebit të lidhura me Grupin GE, ju deklaroni se i kuptoni dhe i pranoni kushtet e mëposhtme të përdorimit dhe informacionet ligjore lidhur me këtë sajt uebi (dhe me elementet që ai përmban). Nëse ju nuk jeni dakord me kushtet e mëposhtme, ju lutemi të mos futeni në këtë sajt uebi (në vijim i quajtur "Sajti") dhe në faqet e brendshme të tij.

Mbrojtja e të dhënave dhe interneti

Sipas nenit 13 të Kushtetutës së Zvicrës dhe mbështetur edhe nga legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale, çdo person ka të drejtën e mbrojtjes së sferës së tij private, si dhe të mbrojtjes ndaj përdorimit abuziv të të dhënave të tij personale. GE Money Bank AG (në vijim e quajtur "GE Money Bank") vepron në përputhje me dhe zbaton këto dispozita.

Interneti është një rrjet i hapur dhe i aksesueshëm për këdo. GE Money Bank merr përsipër të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të mbrojtur të dhënat e mia dhe privatësinë time. Për këtë arsye, të gjitha të dhënat sekrete midis shfletuesit tim dhe serverit në internet të GE Money Bank do të transferohen vetëm të koduara. Mund të ndodhë që të dhënat t'i dërgohen me e-mail këshilluesit të pakoduara për përpunim personal të mëtejshëm. Ju lutemi mbani parasysh që në rast të dërgimit të e-maileve të pakoduara ose të pakoduara mjaftueshëm, nuk mund të garantohet plotësisht fshehtësia e tyre.

Nëpërmjet këtij dokumenti vihem në dijeni dhe deklaroj se jam dakord që ndonjëherë mund të përdoret e ashtuquajtura teknologjia "Cookies", me qëllim që mua të më dërgohen informacione të përshtatura sipas nevojave të mia. Me "Cookie" nënkuptohet një skedar informacioni, i cili nëpërmjet ruajtjes në memorien e kompjuterit tim bën që ky i fundit të rinjihet gjatë hyrjeve të tjera në faqet e internetit të Grupit GE. Jam në dijeni që shfletuesi im mund të programohet në mënyrë të tillë që unë të njoftohem për hyrjen e "Cookie".

Jam dakord që GE Money Bank të dërgojë herë pas here në adresën time postare dhe në adresën e e-mailit informacione për kompaninë, për produktet dhe për shërbimet e saj. Jam gjithashtu dakord që të dhënat e mia të transferohen dhe të përpunohen jashtë shtetit brenda Grupit GE, por me kusht që të mos vihen në dispozicion të asnjë pale të tretë (përveç personave të ngarkuar në kuptim të nenit 47 të ligjit për bankat).

Sekreti bankar

Nëpërmjet këtij dokumenti unë vihem në dijeni që dërgimi i e-maileve të mia ose i kërkesës sime për financim transmetohet nëpërmjet internetit. Si rezultat, – për shkak të natyrës së vetë internetit - mund të ndodhë që këto të dhëna të dërgohen duke kaluar kufijtë nëpërmjet serverëve jashtë shtetit, edhe nëse dërguesi dhe marrësi ndodhen që të dy në Zvicër. Për sa i përket transmetimit të të dhënave deri në marrjen e tyre nga GE Money Bank, nëpërmjet kësaj unë deklaroj se heq dorë nga e drejta ime e sekretit bankar zviceran dhe pranoj transferimin nëpërmjet shteteve të tjera.

Asnjë ofertë

Informacionet e publikuara në faqen e internetit të GE Money Bank nuk përbëjnë asnjë kërkesë ose ofertë dhe as ndonjë këshillim për blerjen ose shitjen e ndonjë produkti, për kryerjen e transaksioneve të caktuara ose për realizimin e ndonjë veprimi tjetër juridik.

Të adresuarit

Faqja e internetit e GE Money Bank u drejtohet ekskluzivisht personave fizikë me banim në Zvicër ose në Principatën e Lihtenshtajnit, si dhe personave juridikë ose shoqërive private dhe korporatave me seli në Zvicër ose në Principatën e Lihtenshtajnit.

Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të pronave të patundshme

Të gjitha elementet në këtë faqe interneti, nëse nuk specifikohet ndryshe, i përkasin ekskluzivisht dhe plotësisht Grupit GE (veçanërisht të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera). Elementet mund të përdoren lirisht vetëm për qëllimin e shfletimit në faqen e internetit; nëse elementet riprodhohen pjesërisht ose plotësisht dhe në çfarëdo lloj forme – elektronike ose të shkruar – nevojitet me çdo kusht që të citohet qartë Grupi GE. Përveç kësaj, për ripublikimin e çdo elementi duhet të merret miratimi nga Grupi GE.

AUFINA, AUFINA CASHCREDIT, AUFINA FLEXI CREDIT, AUFINA FLEXI CREDITO, AUFINA FLEXI KREDIT, AUTOTEXT, BANCO PROCREDITO, BANK PROKREDIT, BANQUE PROCREDIT, CARE CREDIT, CLICK FOR CASH, CONTISSIMO, GE, GE (monogrami), GE CAPITAL, GE CAPITAL PARTNERS, GE CAPITAL PARTNERS EUROPE, GE MONEY, GE MONEY BANK, GE PROFINANCE, FLEXI CREDIT, PROLIMIT, GE UNIFINANCE, LARA CASH, LEASE & USE, PP PARTNER, PRO LEASING me grep, PRO me grep, PRO me kryq, PROBANCA me kryq, PROBANCO me kryq, PROBANK me kryq, PROBANQUE me kryq, PROCREDIT, PROCREDITO, PROKI me kryq, PROKREDIT, PROKREDIT-KREUZ, PROMARKETING RESPONSE, TWINKONTO, UNILEASE & USE, UNILEASING, UNILEASING WIR MACHEN SIE MOBIL, VIAPOS, WE BRING GOOD THINGS TO LIFE janë marka të regjistruara tregtare të Grupit GE. Asnjë pjesë e kësaj faqeje interneti nuk është ideuar në mënyrë të tillë që jep të drejtën e licencës ose të drejtën e përdorimit të një fotoje, të një marke të regjistruar tregtare ose të një logoje. Nga shkarkimi ose kopjimi nga faqja e internetit nuk ju transferohet në asnjë mënyrë asnjë e drejtë lidhur me softuerin ose elementet e faqes së internetit.

Përjashtimi i përgjegjësisë dhe i garancisë

GE Money Bank vë në dispozicion informacione dhe opinione pa asnjë garanci. Ajo nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi dhe nuk jep asnjë garanci lidhur me funksionalitetin e faqes së internetit ose për mungesën e gabimeve ose të viruseve.

Gjithashtu, përjashtohet çdo përgjegjësi e GE Money Bank, përveç atyre të shkaktuara me qëllim, të cilat vijnë si rezultat i aksesit në elementet e faqes së internetit ose i përdorimit të tyre (dhe/ose nga pamundësia për të pasur akses në to ose për t'i përdorur ato).

Lidhjet

GE Money Bank nuk i ka verifikuar faqet e internetit të lidhura me sajtin e saj dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të tjera të internetit, të cilat janë të lidhura me sajtin e saj. Hyrja në faqet e tjera të internetit nëpërmjet lidhjeve është përgjegjësi dhe nën rrezikun e përdoruesit.

Kufizimi i aksesit

Faqet e internetit të GE Money Bank nuk janë ideuar për personat që janë pjesë e juridiksioneve që ndalojnë publikimin e ose aksesin në faqet e internetit të GE Money Bank. Personave që përfshihen në këto kufizime, nuk u lejohet që të futen në faqet e internetit të GE Money Bank.

Gjykata kompetente dhe ligji i zbatueshëm

Për të gjitha mosmarrëveshjet e mundshme ndërmjet përdoruesve të kësaj faqeje interneti dhe GE Money Bank, të cilat lindin si rezultat i përdorimit ose i lundrimit në faqen e internetit, si gjykatë kompetente caktohet gjykata Cyrih 1. Gjithashtu, GE Money Bank ka të drejtë që të hapë një proces gjyqësor edhe në vendbanimin/vendin e përdoruesit. Ligji i zbatueshëm është legjislacioni zviceran.